Ministri Çeku tregon pse Burbuqja ishte sot në Ministri, ku edhe vdiq

Ministri Çeku tregon pse Burbuqja ishte sot në Ministri, ku edhe vdiq

Aktuale October 27, 2021 - 14:52

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka treguar se Berisha frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës.

“Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operës, po e bënte regjinë e koncertit. Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Buqes”, ka shkruar ai. /Zëri