Nesër nis numërimi i votave me postë

Nesër nis numërimi i votave me postë

Aktuale October 23, 2021 - 15:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër do të nisë numërimi i votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se numërimi do të nis në orën 11:00.

“Ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosoëvs, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja ka aprovuar 9,610 pako me fletëvotime të ardhura nga jashtë, derisa ka refuzuar 1,324 nga gjithsej 10.934 fletëvotime të pranuara. /Zëri