EULEX-i thotë se do të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarit të tyre që parkoi gabimisht veturën në Prishtinë

EULEX-i thotë se do të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarit të tyre që parkoi gabimisht veturën në Prishtinë

Aktuale October 23, 2021 - 15:12

Misioni EULEX në Kosovë ka reaguar pasi zyrtari i tyre kishte parkuar veturën gabimisht në njërën nga rrugët e Prishtinës.

EULEX-i është zotuar se do të marin masa disiplinore ndaj zyrtarit të tyre.

“Dënojmë me terma të ashpër sjelljen e pjesëtarit të stafit të EULEX-it që është parë duke parkuar gabimisht në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masat e dukura disiplinore. Falënderojmë qytetarin e Kosovës që e nxori në dritë këtë rast dhe për sjelljen e përgjegjshme”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Theksojmë se sot një zyrtar i EULEX-it ka parkuar veturën në hapësirën e gjelbër të një rruge në Prishtinë.

Në një video të postuar në Facebook nga “Vrojtuesit e lagjes”, një qytetar i Kosovës e pyet zyrtarin e EULEX-it që e kishte parkuar veturën në zonën ku nuk lejohet, se “a e parkon veturën kështu në shtetin tuaj?”, ai ia kthen se “kështu e parkoj në Kosovë”. /Zëri