Osmani viziton kampin e refugjatëve afganë

Osmani viziton kampin e refugjatëve afganë

Aktuale October 21, 2021 - 20:00

Kosova është në mesin e shteteve që ju ka përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së për të strehur refugjatë afganë.

Tash e disa muaj në Kosovë është ngritur kampi Liya ku po qëndrojnë refugjatët afganë të cilët sot i ka vizituar presidentja e vendit Vjosa Osmani bashmë me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Nicholas Giacobbe.

Osmani pas vizitës ka thënë se dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot është Kosova në gjendje që të bëhet shtëpi e përkohshme e atyre që detyrohen të lënë pas shtëpitë e tyre, transmeton Zeri.info.

“Sot së bashku me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-ve, z. Nicholas Giacobbe ishim në vizitë në Kampin Liya. E rrethuar nga fëmijët afganë që vazhdonin lojën e harenë, edhe pse në tokë të huaj, sot kuptuam edhe njëherë rëndësinë e ngrohtësisë e nivelit të dashamirësisë që duhet ta karakterizojnë një vend që i hap dyert për ata që janë në nevojë. Dikur ishin vendet e tjera për ne, e sot jemi ne në gjendje të bëhemi shtëpi e përkohshme e atyre që u detyruan të lënë pas shtëpitë e tyre”, ka shkruar Osmani.

Ajo më tej shtoi se Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë gjithnjë aty për të ofruar siguri dhe strehë. “Ndihemi të nderuar që jemi në gjendje të qëndrojmë pranë aleatëve tanë!”. /Zëri