Nga 25 tetori mund të caktoni termin online për vulë apostile
Foto ilustruese

Nga 25 tetori mund të caktoni termin online për vulë apostile

Aktuale October 20, 2021 - 14:57

Nga data 25 tetor të gjithë qytetarëve që u duhet t’i vulosin dokumenteve me vulë apostile ose legalizuese mund të caktojnë termin online.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku bëhet e ditur se për të marrë këtë shërbim qytetarët mund të hyjnë këtu.

“Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lirë për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal.

Kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes ose personi i autorizuar nga ju”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen as me vulë apostile, as legalizuese. /Zëri