Hoxhaj i reagon BE-së pas publikimit të Raportit të Progresit

Hoxhaj i reagon BE-së pas publikimit të Raportit të Progresit

Aktuale October 19, 2021 - 21:11

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte, që sipas tij, fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja me mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me raporte që fshehin realitetin e gjendjes së çështjeve të Serbisë, po humbet besueshmërinë dhe pozitën e saj në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj. /Zëri