Kurti-Haradinajt: Keni blerë 3.5 euro arin nga AKP-ja, jeni koprrac me pare tuaja, e dorëlirë me të shtetit
Foto: Laura Hasani

Kurti-Haradinajt: Keni blerë 3.5 euro arin nga AKP-ja, jeni koprrac me pare tuaja, e dorëlirë me të shtetit

Aktuale October 19, 2021 - 12:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ju ka përgjigjur deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj në lidhje me gazjellësin që është financim nga SHBA-të dhe është refuzuar nga Qeveria.

“A mundeni me na tregu kur keni me sjellë më lirë gazin 200 milionë janë më lirë para grant, kur keni me sjellë gazin apo e keni alternativën dika tjetër. Përse zëvendësi juaj e ka quajtur projekt rus”, pyeti Haradinaj.

Kurti ka thënë se granti nuk ka qenë specifikuar për gaz dhe nuk është humbur.

“Granti nuk është humbur asnjëherë dhe ky grant për 200 milionë euro nuk është specifikisht për infrastrukturë të gazit. Qeveria është duke e përcjellë me kujdes, dhe shtrenjtimi i rrymës nuk ka të bëjë me refuzimin e këtij projekti. Ky projekt mund të zgjasë 8 vjet e jo 8 javë”, ka deklaruar Kurti.

Por në replikën e tij, Haradinaj ka insistuar që parat e MCC-së kanë qenë për gazin për të cilat qeveria e tij dhe ajo e Avdullah Hotit kishin negociuar për tri vite.

“Ka shumë të pasakta në deklarata e juaja. Këto para për MCC, janë dedikuar për infrastrukturë të gazit. Pas tri vitesh negocim, ka ardhur në dakordim për gaz dhe nëse e humbni këtë ofertë ju duhet edhe tri vite që ta merrni një ofertë tjetër. Po ju gënjejnë ekspertët e juaj se do të ketë krizë 8 muajshe”, tha Haradinaj.

Ndërsa në kundër replikë, Kurti i tha Haradinajt se është koprrac me pare të tij, e dorëshlirë me pare të shtetit.

“Me parë të shtetit jeni shumë dorëshlirë, e koprac me pare tuat. E keni blerë për 3 euro arin, ndërsa Countar Global i keni dhënë miliona”, tha Kurti./Zëri