Kadri Kastrati jep dorëheqje nga PDK-ja
Foto: Laura Hasani

Kadri Kastrati jep dorëheqje nga PDK-ja

Aktuale October 18, 2021 - 14:52

Anëtari i PDK-së, Kadri Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie.

Kastrati, përmes një shkrimi, ka njoftuar për dorëheqjen e tij, duke mos dhënë arsye, ndërsa është shprehur i gatshëm të japë kontributin e tij në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik, transmeton Zeri.info.

“Të nderuar miq, ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë do të mbetem çdoherë i gatshëm t’i shërbej vendit tim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, kurdo që të më kërkohet një gjë e tillë, por pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik”, ka shkruar Kastrati. /Zëri