Nga nesër nis përmirësimi i motit

Nga nesër nis përmirësimi i motit

Aktuale October 16, 2021 - 19:20

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

“Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.

Nga ky institut kanë bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

"Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale”, është bërë e ditur në njoftimin e IMHK-së. /Zëri