Qeni i policisë leh Vulinin, “twitteristët” kërkojnë t’i kontrollohen xhepat ministrit

Qeni i policisë leh Vulinin, “twitteristët” kërkojnë t’i kontrollohen xhepat ministrit

Aktuale October 16, 2021 - 15:37

Në Twitter ka nisur të shpërndahet një video e një skene interesante që ndodhi teksa ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, vizitoi njësitet policore.

Teksa ai përshëndeti policin afër së cilit qeni i policisë po qëndronte i ulur qetësisht, kafsha u shqetësua dhe nisi të lehte ndaj Vulinit, raporton Zeri.info.

Vulini buzëqeshi i hutuar dhe vazhdoi patrullimin.

“Qeni nuk gabon, kurrë”, shkroi një përdorues i Twitterit duke bashkëngjitur videon, me shumë të tjerë që u pajtuan me deklarimin e tij.

“I mençur”, “Qentë kurrë nuk bëjnë gabime. Stërvitje e mirë”, “Nuk e kuptoj se si nuk iu kontrolluan xhepat e tij. Pa shaka, këta qen janë të stërvitur, qeni çmendet kur vjen ky”, “Ky për mua do të ishte një rast për hetim”, ishin disa nga komentet. /Zëri