SHBA-ja e shqetësuar me reagimin e sotëm në veri ndaj policisë, mediave dhe qytetarëve

SHBA-ja e shqetësuar me reagimin e sotëm në veri ndaj policisë, mediave dhe qytetarëve

Aktuale October 13, 2021 - 19:44

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit si pasojë e aksionit të policisë kundër kontrabandës.

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me përgjigjen që ju dha aksionit të policisë në zbatim të ligjit, ndërsa ka thënë se dhuna është e papranueshme duke kërkuar që të hetohet, transmeton Zeri.info.

Në një përgjigje për “Zeri.info” nga ambasada amerikane kanë bërë thirrje për qetësi.

“SHBA-ja është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, thuhet në përgjigjen që ka dërguar ambasada e SHBA-së për “Zërin”.

Kujtojmë se në aksionin e sotëm janë lënduar 10 policë ndërsa janë arrestuar tetë persona për kontrabandë dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim. /Zëri