Drejtori i Policisë: Ka pasur rrjedhje të informacionit për aksionin e sotëm, 10 policë janë lënduar
Foto: Laura Hasani

Drejtori i Policisë: Ka pasur rrjedhje të informacionit për aksionin e sotëm, 10 policë janë lënduar

Aktuale October 13, 2021 - 16:22

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në komunat; Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut , Mitrovicë e Veriut dhe Zvecan, ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti në një konferencë për media ka dhënë detaje në lidhje me aksionin policor i cili hasi në rezistencë në veri të vendit.

Mehmeti tha se ka pasur rrjedhje të informacionit në lidhje me aksionin që ishte përgatirur, ndërsa shtoi se ky rast po hetohet, transmeton Zeri.info.

“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tersi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policor”, ka thënë Mehmeti.

Ai shtoi se gjatë operacionit në veri, ka pasur sulme me armë e hedhje granate në drejtim të policisë, ku si pasojë 10 policë janë lënduar, transmeton Zeri.info.

“Ka pasur sulme me armë, hedhje të granatave të dorës, shok bombeve dhe theksoj që ka pasur hedhje të granatave luftarake të dorës. Si pasojë e këtyre 10 zyrtarë kanë pësuar lëndime”, tha Mehmeti.

Në këtë aksion policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim