Policia e Kosovës largohet nga veriu, gazetarët lihen në duart e huliganëve
Foto: Laura Hasani

Policia e Kosovës largohet nga veriu, gazetarët lihen në duart e huliganëve

Aktuale October 13, 2021 - 13:02

Në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës situata po vazhdon të jetë e tensionuar.

Gazetarja e “Zërit” Besarta Mehmeti nga vendi i ngjarjes bën të ditur se ende po sulmohen me mjete shpërthyese nga protestuesit serbë.

Gazetarja bën të ditur se huliganët serbë janë mbledhur në grup, përafërsisht në 30 persona.

Ajo bën të ditur se policia e Kosovës është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Policët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Protestuesit hodhën një petarde me zhurmë të madhe, si dhe dy më të vogla”, bëhet e ditur nga gazetarja e "Zërit”.

Pavarësisht rrezikut, gazetarët nuk po tërhiqen nga misioni i tyre i raportimit. /Zëri

Image
Image