Deputeti suedez kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët

Deputeti suedez kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët

Aktuale September 22, 2021 - 14:24

Deputeti suedez Magnus Jacobsson ka kërkuar nga shteti i tij rritjen e bashkëpunimit tregtar me Kosovën, si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

“Sot deputeti suedez Magnus Jacobsson me dy mocione parlamentare i kërkon Qeverisë suedeze rritjen e tregtisë mes Kosovës dhe BE-së dhe Suedisë, si dhe liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Murseli në postimin e tij në Facebook. /Zëri