Dëshmitari për pasojat shëndetësore: Kërkoj dëmshpërblim se më ka bërë gjysë-njeri

Dëshmitari për pasojat shëndetësore: Kërkoj dëmshpërblim se më ka bërë gjysë-njeri

Aktuale September 21, 2021 - 11:54

Prokurori në rastin e Salih Mustafës ka vazhduar të marrë në pyetje dëshmitarin për pasojat e shëndetit, për shkak të ndalimit dhe qëndrimit në Zllash.

“Dorën e kam të thyer në tri vende”, ka thënë ai dhe u ndal transmetimi. Më tej është vazhduar, duke thënë se s’mund të punojë më.

“Kërkoj dëmshpërblim sepse më ka bërë gjysë-njeri”, ka thënë dëshmitari, duke shtuar se i ishte thyer edhe gishti i mesit i dorës së djathtë, transmeton “Zëri”.

Prokurori i ka kërkuar sqarime edhe për disa lëndime të kokës, që dëshmitari i ka treguar prokurorit gjatë pjesës kur nuk kishte transmetim.

“I kam pasë tetë kamza kur ma kanë kep”, ka treguar dëshmitari, duke treguar për operacionin në kokë.

Më tej ai ka treguar se ka kryer edhe mjekim që të rregullojë dhëmbët, të cilët ishin dëmtuar gjatë qëndrimit në Zllash.

Seanca ka shkuar në pauzë dhe kthimi do të bëhet në seancë private. /Zëri