Forca të shtuara të Njësisë Speciale shihen drejt veriut [video]

Forca të shtuara të Njësisë Speciale shihen drejt veriut [video]

Aktuale September 21, 2021 - 09:13

Forca të shtuara të Njësisë Speciale nga Policia e Kosovës janë parë sot në fshatin Kushtovë të Mitrovicës.

Mendohet se ato janë nisur për përforcime në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, të cilat janë bllokuar nga banorët serbë që nga dita e djeshme në kundërshtim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat ndaj Serbisë, transmeton Zeri.info.

Në një video të publikuar nga “Jepi Zë”, shihet një numër i automjeteve të Policisë, duke shkuar drejt veriut të vendit. /Zëri