Vuçiqi mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, temë kryesore Kosova

Vuçiqi mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, temë kryesore Kosova

Aktuale September 21, 2021 - 08:24

Presidenti Aleksandar Vuçiq sot do të kryesojë seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën, siç pritej, tema kryesore do të jenë ngjarjet e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentit për Bashkëpunim me Media, seanca është caktuar për në orën 10:00, transmeton Zeri.info.

Kosova nga dje ka nisur reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve, ku çdo veture me targa serbe që hyn në Kosovë do t’i vendosen targat testuese të Kosovës, të cilat do të kushtojnë 5 euro.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka nxitur që banorët serbë në veri të bllokojnë pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ato po vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe sot.

Ndryshe, gjatë një deklarate për media, Vuçiqi e ka përshkruar situatën në Kosovë si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”. /Zëri