Serbët vazhdojnë të qëndrojnë në kufi

Serbët vazhdojnë të qëndrojnë në kufi

Aktuale September 21, 2021 - 08:05

Banorët serbë që dje u vendosen pranë kufirit me Serbinë, në Jarinje, po vazhdojnë qëndrimin e tyre aty.

Sipas raportimeve edhe të mediave serbe, protestuesit kanë përdorur metodën e ndërrimeve, duke mos e braktisur asnjë moment protestën.

Vonë dikur ata kishin ndezur një zjarr të madh dhe këndonin këngë raciste “Kosovo je Srbija”.

Prezenca e serbëve po vazhdon edhe sot. Madje ka pasur raportime se nga Serbia drejt pikës kufitare, në anën serbe, janë nisur forca speciale ushtarake serbe.

E gjitha kjo po ndodh pasi dje filloi reciprociteti për targa të automjeteve, me një vendim të Qeverisë së Kosovës. Ky vendim parasheh që automjetet me targa serbe nuk mund të futen në Republikën e Kosovës pa i marrë targat e përkohshme me 60 vlefshmëri dhe t’i paguajnë të njëjtat pesë euro. /Zëri