Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus në vend

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus në vend

Aktuale September 17, 2021 - 08:15

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë raportuar 368 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 6.882 mostra të testuara, ndërsa janë raportuar 14 raste të vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive në vend ka arritur 13.473.

Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Deri më sot të vaksinuar me dozën e parë janë 710.945 qytetarë, ndërsa 399.341 qytetarë të tjerë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Zëri