Osmani do të takohet sot me Lajçakun

Osmani do të takohet sot me Lajçakun

Aktuale September 17, 2021 - 08:07

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të zhvillojë një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se ky takim do të fillojë në orën 10:10.

Lajçaku është duke qëndruar në një vizitë treditore në Kosovë, për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Emisari i BE-së ka zhvilluar takim me kryeministrin e vendit Albin Kurtin, teksa dje është takuar me kreun e Kuvendit Glauk Konjufcën dhe me krerët e PDK-së, të LDK-së dhe të AAK-së. /Zëri