Mot i vranët dhe me intervale me diell

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Aktuale September 17, 2021 - 08:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata meteorologjike në vend ka ndryshuar, ku fushat me presion të lartë që ishin prezente mbi vendin tonë dalëngadalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s. /Zëri