Mbretëria e Bashkuar falënderon Qeverinë e Kosovës për strehimin e afganëve

Mbretëria e Bashkuar falënderon Qeverinë e Kosovës për strehimin e afganëve

Aktuale September 16, 2021 - 22:07

Mbretëria e Bashkuar ka falënderuar Qeverinë e Kosovës pas largimit sot të 117 afganëve në drejtim të Britanisë së Madhe.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se anëtarët e stafit të NATO-s që ishin strehuar përkohësisht në Kosovë, kanë arritur të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.

“117 anëtarë të stafit të NATO-s kanë arritur sot të sigurt nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar është mirënjohëse ndaj Qeverisë së Kosovës për ndihmën jetike duke i pritur ata përkohësisht. Ne do të vazhdojnë të kërkojmë kalim të sigurt të afganëve të tjerë që kanë të drejtën të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, e të cilët janë ende në rrezik”, thuhet në postim. /Zëri