Vdes profesori i Universitetit të Prishtinës

Vdes profesori i Universitetit të Prishtinës

Aktuale September 15, 2021 - 13:33

Sot ka vdekur profesori i Universitetit të Prishtinës, dr. Qani Kadiri, në moshën 58-vjeçare.

I ndjeri ka ligjëruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës.

“Ai ishte profesor shembullor, puna, angazhimi dhe qasja reale ndaj shoqërisë lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të Universitetit ku ai ligjëroi”, thuhet në njoftimin e UP-së.