Merkeli për “Open Balkan”-in: Nëse ju takoheni, është e drejta juaj

Merkeli për “Open Balkan”-in: Nëse ju takoheni, është e drejta juaj

Aktuale September 14, 2021 - 15:06

Kancelarja Angela Merkel ka folur sot për nismën “Open Balkan”, e cila është nisur nga tri shtetet e Ballkanit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa po refuzohet nga Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Merkeli ka thënë se përshëndet çdo proces të bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka shtuar se është e drejtë e shteteve të takohen mes vete, transmeton Zeri.info.

“Jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik Gjermania e BE-ja kanë një interes të vetin në anëtarësimin në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE-ja ose këndvështrimi gjerman.

Nëse ju takoheni, është e drejta juaj dhe unë këtë e përshëndes shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon”, ka deklaruar Merkeli në konferencën për media në Tiranë. /Zëri