Lekaj kritika ministrit Aliu: Ne e nënshkruam në Berlin, ju në Beograd Marrëveshjen për Hekurudhat

Lekaj kritika ministrit Aliu: Ne e nënshkruam në Berlin, ju në Beograd Marrëveshjen për Hekurudhat

Aktuale September 14, 2021 - 14:14

Ish-ministri i Transportit, Pal Lekaj, ka kritikuar ministrin aktual Liburn Aliu, i cili ditë më parë nënshkroi në Beograd Marrëveshjen për Hekurudhat.

Lekaj e ka pyetur me ironi nëse kishte flamuj në Beograd kur u nënshkrua kjo marrëveshje.

“Ministër, lehtë është me fol prej opozite, e tash edhe në Beograd po shkon. A e nënshkrove marrëveshjen me fusnotë apo me flamur”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka shtuar se Marrëveshja për Traktatin e Komunitetit të Transportit të Evropës Juglindore, që është nënshkruar në Triestë në maj të vitit 2017, e që e është ratifikuar në vitin 2018, ka mundësuar që Kosova të jetë e përfaqësuar edhe në Sekretariat me seli në Beograd.

“Ne e nënshkruam Marrëveshjen për linjë hekurudhore në Berlin, me ndërmjetësim amerikan, e ju në Beograd!”, ka shtuar ai. /Zëri