Pas vrasjes së Astrit Ademajt, PDK-ja nuk do të ketë kandidat për kryetar të Pejës
Foto: Laura Hasani

Pas vrasjes së Astrit Ademajt, PDK-ja nuk do të ketë kandidat për kryetar të Pejës

Aktuale September 13, 2021 - 14:15
Image

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ketë kandidat të ri për kryetar të Pejës.

Pas vrasjes së dy zyrtarëve të saj në Pejë, ku njëri ishte kandidat për kryetar, PDK-ja ka vendosur që në zgjedhjet e 17 tetorit të garojë vetëm me asamblistë, raporton Zeri.info.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili tha se Dega në Pejë ka vendosur që të mos ketë kandidat të ri për kryetar.

“Për shkak të rrethanave që janë krijuar e që patën përmasë tragjike dhe për shkak të respektit ndaj zyrtarëve të PDK-së që pësuan në Pejë, por edhe konsideratës ndaj familjeve të tyre, Dega në Pejë ka ardhur në përfundim që është e udhës që të shkojmë në këto zgjedhje vetëm me asamblistë”, tha Abduhllahu për “Zërin”.

Kujtojmë se javën e kaluar, në një incident që ka ndodhur me armë zjarri në Pejë, kanë mbetur të vdekur: Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidati i kësaj partie për Deçanin, Blerand Kadriaj. /Zëri