Ministri Liburn Aliu shkon në Beograd për ujdinë e hekurudhave

Ministri Liburn Aliu shkon në Beograd për ujdinë e hekurudhave

Aktuale September 13, 2021 - 10:55

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, po qëndron për vizitë në Beograd.

Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave.

Image
FOTO: Printscreen

Në këtë ngjarje kanë folur komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit kosovar në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari kosovar në kryeqytetin serb, njofton Klankosova.tv.