Vdes edhe një i ri nga koronavirusi në Kosovë

Vdes edhe një i ri nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale September 07, 2021 - 22:11

Ka vdekur edhe një i ri si pasojë e COVID-19 në Kosovë.

Besir Rexhepi nga Mogilla e Gjilanit, nuk ka arritur që të fitojë betejën me koronavirusin.

Këtë ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Perparim Rexhepi përmes një postimi në Facebook.

“Me Dhimbje te madhe dhe pikeëllim teë thelleë ju njoftoj se nga pasojat e virusit COVID -19 ka ndeërruar jeteë vllau Besir Rexhepi . Vorrimi beëhet neseër më: 08.09.2021 pas namazit teë Drekëseë!”, ka shkruar Rexhepi.

Edhe një 22-vjeçare nga Gjilani ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. /Zëri