Parandalohet tragjedia në Shëngjin, pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë 9 persona nga mbytja [video]

Parandalohet tragjedia në Shëngjin, pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë 9 persona nga mbytja [video]

Aktuale August 05, 2021 - 20:35

Pushuesit janë bërë bashkë dhe kanë parandaluar një tragjedi në Plazhin e Shëngjinit.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, pushuesit, kapen dorë më dorë dhe me ndihmën e litarëve kanë shpëtuar 9 persona nga mbytja.

Kushtet e vështira klimaterike, e kishin trazuar jo pak detin dhe personat që ndodheshin në ujë, ishin në rrezik të madh që të mbyteshin, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të pushuesve, ata janë shëndoshë e mirë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.