KGJK themelon komision për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj Driton Muharremit pas skandalit me përgjimet

KGJK themelon komision për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj Driton Muharremit pas skandalit me përgjimet

Aktuale August 05, 2021 - 20:17

Në audio-incizimet e publikuara para disa dite në media, përmendet edhe përfshirja e anëtarit të KGJK-së, Driton Muharremi i cili është gjykatë i krimeve të rënda në Gjykatën e Apelit.

Në një bisedë telefonike që ka siguruar Shqip.com, Muharremi aprovon se jo vetëm që ushtron ndikimin e tij tek kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, por edhe luan rolin e ndërmjetësuesit në raste.

Për të gjitha këto pretendime të publikuara, KGJK-ja ka njoftuar sot se ka themeluar komisionin ad hoc për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGJK-së, që në këtë rast është Driton Muharremi, transmeton Zeri.info.

Ky vendim është marrë sot pas mbledhjes së jashtëzakonshme që ka mbajtur KGJK-ja në lidhje me veprimet pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet anëtari i saj. /Zëri