Ben Meir: Kurti duhet të dëgjojë SHBA-në

Ben Meir: Kurti duhet të dëgjojë SHBA-në

Aktuale August 05, 2021 - 19:35

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bëjë përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Ben Meir ka porositur Kurtin që të dëgjojë SHBA-në dhe të tregoi se po bën gjithçka që mundet për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, në këtë mënyrë sipas tij, ai vendos barrën mbi Serbinë, transmeton Zeri.info.

Sipas tij, Kurti duke dëshmuar se po punon në normalizimin e marrëdhënieve me Sebrinë, do të fitojë edhe më shumë përkrahjen e Perëndimit të cilët do të bëjnë më pas presion tek Serbia.

“Kurti duhet të dëgjojë SHBA-në dhe të bëjë përpjekje për të normalizuar çdo lloj marrëdhënieje me Serbinë. Ai duhet të tregojë se po bën atë që mundet dhe të vendosë barrën mbi Serbinë. Përmes kësaj ai do të fitojë një mbështetje shumë më të madhe nga Perëndimi, i cili indirekt do të shtrëngojë Serbinë”, ka shkruar Ben Meis në Teitter. /Zëri