Nga flakët po rrezikohet jo vetëm Rugova, por edhe qyteti - flet drejtori i Emergjencave në Pejë
Foto ilustruese

Nga flakët po rrezikohet jo vetëm Rugova, por edhe qyteti - flet drejtori i Emergjencave në Pejë

Aktuale August 05, 2021 - 14:06

Drejtori i Emergjencave në Komunën e Pejës, Muhamet Mahmutaj, ka thënë se situata në Pejë është jashtëzakonisht e rëndë me zjarret dhe erërat e fundit që kanë mbizotëruar këtë të premte.

Mahmutaj për Klankosova.tv tha se me këto erëra që po mbizotërojnë në qytetin e Pejës është e pamundur që t’u afrohen vatrave të zjarrit.

“Situata është e keqe, zjarri është duke u përhapur me të madhe për shkak të erërave, zjarrfikësit me të gjitha institucionet e tjera së bashku me KFOR-in dhe FSK-në janë në terren, por me këtë situatë të erërave dhe është e pamundur që t’u afrohemi zjarreve”, është shprehur Mahmutaj, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se me këto flakë është duke u paraqitur rrezik jo vetëm për Rugovën, por edhe për qytetin.