SHSKUK: Amerikanët dhurojnë pajisje në vlerë prej 300 mijë dollarësh

SHSKUK: Amerikanët dhurojnë pajisje në vlerë prej 300 mijë dollarësh

Aktuale August 05, 2021 - 13:45

Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë sot ka dhuruar një donacion në vlerë prej 300 mijë dollarësh për Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur SHSKUK-ja përmes një postimi në Facebook.

Sipas SHSKUK-së, ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID -19.

“Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pranuar donacion në vlerë prej 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID -19”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ky donacion, të cilin e kanë pranuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, është dorëzuar nga majori Ryan D.Connley, shef i Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

“Pas pranimit të këtij donacioni, ministri Vitia tha se ky donacion tregon se sa me rëndësi është solidariteti në mes nesh dhe miqve ndërkombëtarë. Sipas tij, këto pajisje të reja do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në punë e tyre. Majori Ryan D. Conley lavdëroi punën e punëtorëve shëndetësorë, duke shtuar se pajisjet e dhuruara do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë për të përballuar më lehtë valën e re të mundshme të pacientëve me COVID”, është bërë e ditur në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas SHSKUK-së, ky donacion përfshin pajisje të tilla, si: Ultrazë, monitorë për pacientë, flometra, rregulatorë të oksigjenit, maska CPAP dhe analizatorë të gazrave. /Zëri