Thaçi e uron nënën për ditëlindje nga Haga përmes telefonit

Thaçi e uron nënën për ditëlindje nga Haga përmes telefonit

Aktuale August 04, 2021 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë tash e disa muaj pas arrestimit nga Gjykata Speciale, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënën e tij Hyra Thaçin.

Telefonata është bërë me rastin e ditëlindjes së nënës së tij, transmeton Zeri.info.

Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie që ka publikuar djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi.

“Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja me babin”, ka shkruar Endriti në fotografinë e publikuar gjatë bisedës. /Zëri

Image