Rritje e shpejtë e rasteve me COVID-19 – për një ditë dyfishohen shifrat
Foto: Laura Hasani

Rritje e shpejtë e rasteve me COVID-19 – për një ditë dyfishohen shifrat

Aktuale August 04, 2021 - 17:01

Kosova ka shënuar një rritje të shpejtë të rasteve të reja me COVID-19, ndërsa thirrjet për vaksinim vazhdojnë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 221 raste të reja me COVID-19, apo dyfish më shumë se sa një ditë më parë kur ishin 110 raste, shkruan Zeri.info.

Që nga 1 gushti, në Kosovë janë shënuar 479 raste të reja dhe dy të vdekur. Po ashtu edhe numri i rasteve aktive me koronavirus është rritur, ku aktualisht janë 888.

Në anën tjetër bashkë me fushatën për vaksinim po vazhdon edhe apeli i institucioneve për vaksinim, ku prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Zëri