107 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme në vend

107 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme në vend

Aktuale August 04, 2021 - 15:11

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka raportuar për gjendjen me pacientë të prekur me COVID-19, të shtrirë në spitalet e vendit.

Përmes njoftimit, bëhet e ditur se 107 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

SHSKUK-ja thotë se 64 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 72 të tjerë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Tutje, në njoftim thuhet se në QKUK janë të shtrirë 70 pacientë, ku 31 prej tyre janë pozitivë me COVID-19 dhe 54 me oksigjenoterapi.

Në Klinikën Infektive janë duke u mjekuar 34 pacientë, kurse në atë të Pulmologjisë 36 pacientë, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 37 pacientë, 33 prej tyre pozitivë dhe 18 me oksigjenoterapi.

“Spitali i Prizrenit, 5 pacientë; Spitali i Gjakovës, 9 pacientë; Spitali i Pejës, 13 pacientë; Spitali i Gjilanit, 8 pacientë; Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë”, përfundohet në njoftimin e SHSKUK-së. /Zëri