Shkarkohet Dardan Nuhiu pas përgjimeve të publikuara në media

Shkarkohet Dardan Nuhiu pas përgjimeve të publikuara në media

Aktuale August 03, 2021 - 17:35

Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati, ka njoftuar se është shkarkuar Dardan Nuhiu, drejtor i Njësisë për Intelegjencë Financiare.

Murati ka njoftuar se deri te shkarkimi i Nuhiut ka ardhur pas autoincizimeve të publikuara në media dje e sot.

“Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe, në autoincizimet e publikuara nga Shqip. com mësohet se Nuhiu kishte planifikuar që të kapte mediat në Kosovë, përkatësisht dy apo tri “më të fortat”, siç i quante ai.

Në këto përgjime mësohet se Nuhiu është i përfshirë edhe në shantazhe dhe emërime nëpër poste. /Zëri