Kosova shënon 48 raste të reja me COVID-19
Foto: Laura Hasani

Kosova shënon 48 raste të reja me COVID-19

Aktuale August 02, 2021 - 14:59

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se këto raste janë regjistruar nga testimi i 2288 qytetarëve.

Po ashtu është bërë e ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 5 pacientë.

Aktualisht në Kosovë janë 582 raste aktive me koronavirus. /Zëri