Zjarri në parkun kombëtar “Sharri” del jashtë kontrollit

Zjarri në parkun kombëtar “Sharri” del jashtë kontrollit

Aktuale August 02, 2021 - 14:33

Një zjarr ka përfshirë edhe pjesë të parkut kombëtar “Sharri”, saktësisht zonën strikte të natyrës “Oshlaku”.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka njoftuar se të dielën është paraqitur zjarr në këtë pjesë të Parkut Kombëtar, ndërsa që nga e diela janë angazhuar ekipe për lokalizimin e zjarreve.

Në njoftim thuhet se fatkeqësisht, për shkak të erarëve të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit

“Gjatë gjithë ditës së diel deri në orët ë e vona të mbrëmjes ekipi i DAPK ‘Sharri’ së bashku me zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në lokalizmin e zjarrit. Duke qenë se kanë mbetur trungje të trasha akoma pa u fikur, ‘beteja’ për shuarjen e zjarrit ka vazhduar edhe sot. Fatkeqësisht, për shkak të erarëve të forta zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit, me këtë rast është kërkuar ndihma dhe angazhimi i FSK-së, Shtabit të Emergjencave, KFOR-it dhe institucionet tjera relevante. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës, që edhe ka qenë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë apel te banorët e kësaj zone dhe posaçërisht te vizitorët, shfrytëzuesit e pronave dhe qytetarët e tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parkut. /Zëri