Gjendja në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Gjendja në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës

Aktuale August 01, 2021 - 17:01

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave më shumë se një orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare "Dheu i Bardhë", ku kolonat kanë arritur deri në 450 metara, ndërsa për dalje pritet jo më shumë se 05-10 minuta, raporton Zeri.info.

Pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo në Jarinjë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 30-40 minuta dhe kolona sipas raportimit të fundit në orën 16:50 është 500 metra, ndërsa për dalje nuk ka pritje.

Po ashtu edhe në Merdare raportohet se pritjet janë 20 minuta për të hyrë, ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet janë më pak se 15 minuta.

Më poshtë gjeni gjendjen në të gjitha pikat kufitare të vendit. /Zëri

Image