Muharremaj kërkon ndihmë pas zjarreve në Suharekë: Situata është serioze

Muharremaj kërkon ndihmë pas zjarreve në Suharekë: Situata është serioze

Aktuale August 01, 2021 - 16:03

Zona Industrale në Shirokë të Suharekës, është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Pasi gjendja është serioze, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar ndihnë edhe nga komunat tjera dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, transmeton Zeri.info.

"Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë etyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë", ka shkruar Muharremaj. /Zëri