SHSKUK: 50 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në spitale

SHSKUK: 50 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në spitale

Aktuale August 01, 2021 - 15:17

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 102 pacientë.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 50 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkaq, 59 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe dy pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. /Zëri