Haradinaj uron Zvicrën: Është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve

Haradinaj uron Zvicrën: Është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve

Aktuale August 01, 2021 - 14:12

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar Zvicrën për Ditën e Pavarësisë.

Haradinaj ka thënë se uron përzemërisisht institucionet dhe popullin bujar zviceran.

Ai thotë se Zvicra ëshë shtëpia e dytë e qindra mijëra shqiptarëve.

“Konfederata Helvetike ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë, por edhe e shumë organizimeve tona për liri, përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kosova është me fat që ka një aleatë të tillë. /Zëri