Osmani uron Zvicrën për Ditën e Pavarësisë: Shtet mik e aleat i fortë i Kosovës për dekada të tëra

Osmani uron Zvicrën për Ditën e Pavarësisë: Shtet mik e aleat i fortë i Kosovës për dekada të tëra

Aktuale August 01, 2021 - 13:36

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar shtetin zviceranë për Ditën e Pavarësisë.

Përmes një postimi në Tëitter, Osmani ka thënë se Zvicra është një shtet mik dhe aleat i fortë i Kosovës për dekada të tëra.

“Gëzuar Ditën Kombëtare presidentit të Konfederatës, Guy Parmelin dhe miqve zviceranë. Zvicra është një shtet mik dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por për edhe i veçantë për ne kjo pasi është shtëpia e diasporës sonë të mrekullueshme. Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar ajo. /Zëri