Mbi 428 mijë vaksina janë dhënë deri më tani në Kosovë

Mbi 428 mijë vaksina janë dhënë deri më tani në Kosovë

Aktuale August 01, 2021 - 09:05

Në vendin tonë gjatë 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.

“Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, në javët e fundit në Kosovë është rritur dukshëm numri i rasteve me koronavirus.

Vetëm dje 92 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 3788 testime të realizuara.

“Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442”, është bërë e ditur në njoftimin e MSH-së. /Zëri