“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it

Aktuale July 31, 2021 - 17:34

Pesë gra dhe 14 fëmijë që kishin mbetur në kampin famëkeq Roj pas shpërbërjes së ISIS u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ditën e sotme. Përpara se të bëhej riatdhesimi është intervistuar gjatë këtij muaji  një vajzë të vogël, e cila shprehej donte të kthehej në Shqipëri.

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp.

Gazetari i jep vajzës fjalën që do të kthehet me patjetër në shtëpi, ndërsa në një postim të bërë sot në llogarinë  e tij në Facebook,ai shprehet se shpreson që Jasmina të jetë në grupin e të riatdhesuarve.

“Në Shqipëri kam dajat, tezet. Më thonë që shpejt do vini. Shoqe më shumë kam pas Aminën dhe Ajlën,” tregon 11-vjeçarja.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Beiruti në Liban, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe rreth orës 20:00 do të mbajë në aeroportin “Nënë Tereza” një konferencë për media. /abcnews.al