Udhëtarët kalojnë natën në aeroport pas anulimit pa paralajmërim të fluturimit Prishtinë-Helsinki

Udhëtarët kalojnë natën në aeroport pas anulimit pa paralajmërim të fluturimit Prishtinë-Helsinki

Aktuale July 31, 2021 - 14:39

Fluturimi Prishtinë-Helsinki, i planifikuar për datën 31 korrik pas mesnatës, është anuluar për shkak të problemeve teknike të aeroplanit.

Për këtë udhëtarëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport dhe janë ankuar se kanë pas mungesë të informatave për udhëtimin.

Megjithatë, nga kompania “Reisebüro Prishtina” ka thënë për Klankosova.tv se fluturimi është anuluar për shkak të problemeve teknike të aeroplanit dhe se udhëtarët janë informuar se fluturimi është shtyrë për 1 gusht pas mesnate.

“Për çështje sigurie fluturimi është anuluar. Udhëtarëve u janë shtypur biletat e reja dhe kompania ka ofruar edhe mundësinë që atyre që kanë dëshirë të ndërrojnë edhe datën pa pagesë”, thanë nga kjo kompani.

Ndërkaq, udhëtarja Fitore Durmishi ka thënë se nga mesnata deri tash në mëngjes nuk kanë qenë të informuar për shtyrjen e fluturimit.

“Kemi pas me udhëtu prej Prishtinës për në Helsinki në ora 01:40 edhe deri tani s’kemi marrë asnjë informatë. Sot pas orës 8 të mëngjesit kanë ardhë dy persona edhe na kanë thënë që është anuluar fluturimi. Ende jemi në aeroport duke i kërkuar çantat që na kanë humbur. Kurrkush nuk po merr përgjegjësi dhe shumë maltretime kemi pas”, tha ajo.