Haradinaj: Institucionet e Kosovës të jenë të gatshme për t’i ofruar ndihmë Turqisë, përfshirë edhe FSK-në

Haradinaj: Institucionet e Kosovës të jenë të gatshme për t’i ofruar ndihmë Turqisë, përfshirë edhe FSK-në

Aktuale July 31, 2021 - 08:41

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarrit qe e ka kapluar shtetin turk ku raportohet për katër të vdekur.

Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. /Zëri