Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik

Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik

Aktuale July 30, 2021 - 11:52

Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod të martën në mëngjes ia vendosi një muaj paraburgim shoferit të autobusit të “Deva Tours”-it, D. L., i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik gjatë mëngjesit të së dielës, ku 10 persona mbetën të vdekur.

Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që shoferit t’i caktohet një muaj paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.

Megjithëse kishte raportime se shoferi pranoi në një moment se e kishte zënë gjumi në timon, mediumi kroat “Jutarnji.hr” shkruan se në deklaratën e parë të dhënë në polici shoferi 52-vjeçar nuk ishte thënë në asnjë moment se kishte fjetur në timon, por se diçka e kishte penguar gjatë vozitjes, duke bërë që të dalë nga rruga.

Shoferi u mbrojt në heshtje në marrjen e parë në pyetje nga policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit.

Ai aktualisht po vuan paraburgimin në Burgun e Pozhegës në Kroaci. /EO