Abdixhiku takohet me Bergerin, flasin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Abdixhiku takohet me Bergerin, flasin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Aktuale July 29, 2021 - 16:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët.

Përmes një njoftimi për media nga LDK-ja thuhet se Bergeri i ka shprehur ngushëllime Abdixhikut për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë tanë duke ardhur në Kosovë.

Po ashtu Abdixhiku i shprehu ngushëllimet për familjet e jetëve të humbura dhe popullin gjerman pas vërshimeve.

Kreu i LDK-së e njoftoi Bergerin për prioritetet e tij, qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike, si dhe për organizimin e LDK-së për zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai e falënderoi Bergerin për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë - Serbi, nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe procesin e Berlinit, i cili ndër të tjerash parasheh edhe liri të lëvizjes për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. /Zëri